Barcaleta: A është maçoku në shtëpi?

Burri e urrente maçokun që mbante e shoqja në shtëpi.

Një ditë fshehurazi vendosi ta largojë.

Mori maçokun dhe e largoi nga 10 ndërtesa larg. Por, kur u kthye në shtëpi pa që maçoku kishte arritur para tij.

Kështu vazhdoi për disa ditë, e dërgonte larg maçokun, mirëpo kur kthehej e gjente në shtëpi.

Një ditë i hipi makinës, eci një rruge të drejtë, pastaj u kthye majtas, serish drejt e më pas djathtas, drejt, djathtas, majtas, drejt, majtas, djathtas… derisa u bind që maçoku s’do të kthehej dot.

Pas tre orësh burri i telefonon gruas në shtëpi:
– Moj grua, a është maçoku në shtëpi?
– Po, këtu është.
– Ma kalo në telefon se kam humbur rrugën…

Të ngjashme