Barcaleta: Mjeku dhe mjeshtri i ujit

Një mjeku i plasi gypi i ujit në shtëpi. Merr shpejt telefonin dhe thërret një hidraulik të cilin e njihte.

“Eja tek unë menjëherë! Më ka shpërthyer gypi, i tërë bodrumi më është mbushur ujë”.

“Nuk mundem. Është vikend dhe jam me familje. Thirre dikë tjetër”.

“A po a, sa herë sëmurej dikush në familjen tënde, gjithmonë më thërrisje mua kohë e pa kohë, e unë pa bërë asnjë fjalë kam ardhur në vizitë”.

“Ke të drejtë, menjëherë po vij!”

Pas 10 minutash mbërrin hidrauliku. Hap derën e podrumit dhe nga shkalla e tretë i hedh dy aspirina në ujë dhe i thotë mjekut:

“Nëse deri të hënën nuk bie niveli i ujit, më thirrë prapë!”

Të ngjashme