Barcaleta: Pensionisti kosovar

Mjekë nga e gjithë bota pas një pune disavjeçare kishin arritur të shpiknin një ilaç që i bënte njerëzit për 20 vjet më të rinj.

Ata thirrën tre pleq: një amerikan, një italian dhe një shqiptar. Thërrasin të parin amerikanin dhe i japin lajmin për shpikjen dhe i ofrojnë një tabletë. Amerikani i gëzuar e pi dhe thotë se tani mund të jetojë edhe 20 vjet për ta parë Amerikën të bëhet superfuqi e padiskutueshme.

Pastaj thërrasin italianin. Edhe ai i gëzuar e pi dhe thotë se mezi pret të shijojë edhe 20 vjet të tjera femrat dhe ushqimin italian.

Në fund thërrasin shqiptarin dhe i japin kokrrën dhe i thonë: “Kjo kokërr të rinon për 20 vjet. Pije!”

“Jo more, ta humbasë pensionin unë”, përgjigjet shqiptari.

Të ngjashme