Barcaleta: Djaloshi si dinamit (pa fitil)

Djali heq bluzën…
“Çfarë gjoksi i mrekullueshëm”, i thotë vajza.
“Është 100 kile dinamit”, i përgjigjet ky dhe e fryn edhe më tepër gjoksin me krenari.

Më pas i heq pantallonat.
“Çfarë këmbësh burrërore që ke”, i thotë dashnorja.
“Është 100 kile dinamit”, i përgjigjet ky dhe i fryn edhe më tepër muskujt me krenari.

Më pas heq mbathjet… Dashnorja klith dhe ikën nga dera menjëherë.

Luli u vesh dhe vrapoi pas saj.
“Po pse ike kështu?”, e pyeti kur e arriti.
Ajo iu përgjigj: “Mendova se i gjithë ai dinamit do të plaste në sekondë, kur pashë sa të shkurtër e kishte fitilin”.

Të ngjashme