Dy gratë

Në vagonin e një treni ku ndodhej vetëm një burrë, vijnë ulen dhe dy gra të bukura. Pak pas nisjes së trenit, njëra i thotë tjetrës: - Dëgjo e dashur, kam kaq shumë shpenzime që nuk i mbuloj dot më! Nuk e di se si do t`ia dal….

– Bëj siç bëra unë. Zër një të Dashur që të të japi 2000 Euro në muaj.

– Por unë nuk njoh asnjë burrë që të ketë mundësi të më japë një shumë të tillë! -

Atëherë zër dy dashnorë që të japin nja 1000 secili…..

– Edhe me 1000 më duket shumë! - Atëherë zër katër dashnorë që të japin nga 500 secili! Në këtë moment burri ngre kokën nga gazeta e tij dhe thotë:

– Kur të arrini te 100 Euro në muaj, më thoni dhe mua se jam dakord të bëj pjesë në 20 burrat që ju duhen !!

Të ngjashme