Kur duhet t’ia ndërrojmë veturës vajin e motorit?

Kjo është një temë mjaft e diskutuar në mesin e drejtuesve të veturave, por përgjigja më e mirë gjendet në manualin e përdorimit të veturës suaj.

Mos veproni me hamendje dhe sipas mendimit tuaj, apo të mekanikëve që e bëjnë këtë punë sa për të bërë para pa u konsultuar me manualin e vet prodhuesit.

Fatmirësisht, shumë prej veturave shfaqin një paralajmërim në panelin elektronik kur të vijë koha e ndërrimit të vajit. Shfaqja e këtij paralajmërimi nuk është mirë të injorohet në asnjë mënyrë siç tregon praktika në mesin e shumë vozitësve në vendin tonë të cilët vazhdojnë ta ngasin makinën me qindra kilometra edhe pas shfaqjes së këtij njoftimi. Kjo e rrezikon seriozisht veturën tuaj e cila mund të pësojë ndonjë prishje të rëndë e të kushtueshme.

Është më mirë t’i evitoni këto prishje me kohë. Të shpenzoni për ta ndërruar vajin e motorit me kohë është më mirë se të shpenzoni shuma të mëdha për ta riparuar veturën si shkak i mos ndërrimit të vajit.

Veturat më të vjetra mund të mos shfaqin paralajmërim në panelin elektronik por gjithsesi përgjigjen e gjeni në manualin e prodhuesit të veturës. Po ashtu mund të konsultoheni edhe me profesionistët apo ta gjeni përgjigjen edhe në forume interneti.

engine-oil

Të ngjashme