Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se kryeministri Albin Kurti sot në vend që t’i pret në takim sindikalistët, e pa inati, t’i trajtojë me urgjencë kërkesat e tyre, sipas tij, ai çohet dhe e paraqet një pako kundër inflacionit.
Sipas Beqës, ekonomistët qysh tash i ka zhgënjyer Kurti sepse thotë se nuk ka bërë asgjë, teksa me kuletë të shtetit po fol lirshëm
Ai e ka quajtur Kurtin si njeri pa vizion dhe në frikë, ndërsa u shpreh se shefi i qeverisë nuk ka asnjë parashikim të qëndrueshëm.
“Merru me kërkesat e grevistëve e mos krijo pikëllim edhe më të thellë. Prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, punonjësit e administratës shtetërore, presin tash, sot, në darkë, menjeherë zgjidhje. Mos u sjellë si fëmijë i lazdruar”.
“T’i edhe mund të sjellësh por pastaj vonë bëhet për pishmanllëk”, shkroi ligjvënësi opozitar në Facebook.