Berdyna në Ulqin dorëzoi abetare për nxënësit shqiptarë

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 12:09 | Nga

Në kuadër të përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të siguruar tekste shkollore për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, Zv/ministri i Arsimit Agim Berdyna, në Ulqin i`a dorëzoi tekstet e abetares për fatosat shqiptarë në Mal të Zi , kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Numanbegu , i cili njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi .

Me këtë rast, Berdyna është shprehur se, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit , do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi dhe treva tjera ku jetojnë shqiptarët jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ky njëherësh është edhe obligim moral e kushtetues i dy shteteve tona, njofton Ministria e Arsimit.

“Ndjehem i privilegjuar që kam rastin t’ua dorëzojë tekstet e Abetares dhe uroi që nxënësit të kenë sukses në jetë, ndërsa ne si Ministri e Arsimit, në forma të ndryshme do të vazhdojmë të ju mbështesim në vazhdimësi në përmbushjen e objektivave që keni në fushën e arsimit shqip të brezave të rinj në trevat tuaja”, tha Berdyna.

Ndërkaq, Numanbegu ka falënderuar MAShT-in për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se, shqiptarët e Malit të Zi jo vetëm tash që do të marrin tekstin e Abetares, por mbështetja vazhdon edhe përmes ndarjes së kuotave për studentët në Universitetet Publike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme