Berisha i’u bënë thirrje serbëve në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 18:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka cilësuar gjendjen në veri si shqetësuese dhe rrezik për vendin, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit të Komisionit ku u diskutua situata e sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit, Berisha tha se është dashur që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, teksa u ka bërë thirrje serbëve në veri që “të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit”.

“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të thirret seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë në mbledhje të vazhdueshme dhe kryeministri në krye të detyrës”, tha Berisha.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen nga çdo mjet të dhunës dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme