Çollaku i zhgënjyer me BE-në, s’e trajtoi Kosovën si vendet e tjera

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 11:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, që nga sot më nuk do të jetë më ministër i Integrimeve Evropiane. Dorëheqjen ai e ka konfirmuar përmes një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se pas konsultimeve që ka pasur me shefin e partisë së tij, Kadri Veselin, dhe me shefin e Qeverisë, Isa Mustafën, është pranuar kërkesa e tij për dorëheqje.

Çollaku  tha se agjenda evropiane do të jetë prioritet i lartë.

“Rruga drejt integrimit është rrugë e gjatë e me plot sfida. Siç e kam paralajmëruar edhe më herët do ta lë pozitën që kam tani dhe jam konsultuar me të gjithë. Sot zyrtarisht e përmbylli këtë proces”, tha ai.

“Edhe sot me mburrje e them që suksesi është evident, nuk është krejt çka kam dëshiruar, jam i bindur që do të kemi suksese edhe në të ardhmen, sepse procesi i integrimit nuk është rrugë e shkurtë, është rrugë me plotë sfida”.

Çollaku nuk ka dhënë arsyet pse po e lë tani Ministrinë e Integrimeve Evropiane, por ka thënë se nuk po largohet si një njeri që nuk ka arritur të realizojë detyrat…

Ai tha se atje ku po shkon tash, nuk po shkon për pushime, por përkundrazi atje e pret edhe më shumë punë dhe angazhim. Çollaku tha se tash e tutje do të jetë në ekipin presidentit Hashim Thaçi.

“Detyra ime ka përfunduar me përmbushjen e kritereve për liberalizim. BE ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të ngjashme me vendet e rajonit, i bëj thirrje BE-së që ta trajtojë Kosovën sikurse i ka trajtuar vendet tjera…”, ka thënë Çollaku.

“Do të jem aty ku do të jap kontributin modest aq sa kam dije dhe aq sa kam mundësi. Nuk po shkojë diku ku nuk ka të bëjë me procesin e integritetit evropian, jam i bindur se vendimi për viza do të merret deri në fund të këtij viti”, ka theksuar Çollaku.

bekim collaku

Të ngjashme