Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Ai ishte i vetmi kandidat për këtë pozitë. Po ashtu në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.