Deputetë austriakë në Kuvendin e Kosovës, takohen me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, raporton Ekonomia Online. Takimi është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës. Mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit. Po ashtu gjatë ditës ky grup pritet që të takohet edhe me Komisioni për Integrim Evropian.