Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasada e ShBA-së: Përpiqemi për një botë më të barabartë e paqësore

Prishtinë | 15 Sht 2023 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, për të cilën tha se ShBA-ja thekson përkushtimin ndaj demokracisë teksa përpiqet për një botë më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe paqësore.

Në shënimin e Ditës së Demokracisë, ambasada e ShBA-së në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara mbajnë lart aspiratën që një ditë të gjithë të përjetojnë liritë që gëzojnë amerikanët nën një qeveri të popullit, nga populli dhe për popullin.

Kujtojmë se në vitin 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 15 shtatori të festohet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Të ngjashme