Durrës, gjimnazi bëhet qendër për grumbullimin e ndihmave

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Gjimnazi “Leonik Tomeo” me lokacion në Durrës është kthyer në qendër për grumbullimin e ndihmave që janë dërguar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën këtë qytet.

Arbri i cili është përgjegjës për menaxhimin e kësaj qendre në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka bërë të ditur se janë vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe studentë ata që janë ofruar për ta dhënë kontributin e tyre.

“Ndihmat kanë ardhur pafund nga Kosova dhe faleminderit shumë të gjithëve për solidarizimin. Ka pasur ndihma edhe nga vendet arabe – nga gjithkund janë pafund”.

“Kjo që shihni këtu është një pjesë shumë e vogël e ndihmave që kanë ardhur nga Kosova. Faleminderit të gjithëve nga zemra, por duhet ulur intensitetin e ndihmave nga Kosova”.

Të ngjashme