Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur “provokimit” të bërë më herët nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili u shpreh me fjalët “e ashtuquajtura Kosovë”. Pasi mori fjalën, Rama tha ndryshe nga çfarë Vuçiq e konsideroi, Kosova quhej e tillë dhe pikë.
“Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ne nuk duam një luftë tjetër. Duam të mbajmë larg çdo fantazmë të së shkuarës në këtë rajon. E kam thënë këtu, nuk duhet të jetë problemi i Kosovës për të ardhur, por problem i Serbisë që të pranonte këtë gjë”,u shpreh Rama.
Ndërsa presidenti, serb preferoi që të mos prekte sërish temën e Kosovës dhe foli për Open Balkan, duke thënë se të gjithë duhet ta mbështesnin një nismë të tillë në mënyrë që të garantohej paqja në Ballkan, shkruan gazeta shqip.
“Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popujve tanë. Sepse gjithmonë ka pasur pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme dhe nga udhëheqësit e tyre, për llojin dhe natyrën e Open Balkan. Por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë sepse filluam të besojmë tek kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot nga çfarë kishim më parë. E dimë që duhet të mbajmë paqen dhe qetësinë në Ballkan. Shihni luftën që po ndodh në Ukrainë? Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua. Prandaj ju lutem, mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse sjell vendet bashkë”, tha Vuçiq.