Edi Reja: Interi favorit për titull në Serie A

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Edi Reja, trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka folur për “Canale 8” mbi garën për titullin e Serisë A duke komentuar favoritët.

Ai e sheh Interin si favorit për ta mbrojtur titullin, derisa beson se edhe Napoli ka ekip për të luftuar për titull deri në fund.

“Për mua Interi me të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë”, u shpreh 75-vjeçari, që i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit tha:

“Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spallettin. Më të në krye të kaltrit kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për Skudeton”, përfundoi Reja.

Të ngjashme