​“Hidrodrini” fillon shkyçjet ilegale

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka udhëzuar Njësitë Operative për të ri-ndërmarrë aksion në terren, për kontroll dhe shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë keqpërdoruesit e ujit.

Sipas njoftimit nga “Hidrodrini” paraprakisht, Konsumatorët e kyçur ilegalisht, ftohen që të shfrytëzojnë mundësinë e legalizimit të lidhjes, sipas rregulloreve të ARRU dhe normave teknike për shfrytëzim racional të ujit të pijes, pa pasoja ndëshkimore, më së largu deri më datë 25. 05. 2020.

Në të kundërten, KRU ‘Hidrodrini’ njofton se pas kësaj date, për këtë kategori konsumatorësh, do hapen edhe procedura ligjore konform ligjit dhe do aplikohen gjoba sipas rregulloreve të parapara.

Pas vlerësimit nga ana e Menaxhmentit Rajonal të Kompanisë ‘Hidrodrini’, në bashkëpunim me Njësinë operative përkatëse dhe organet komunale respektive, ky aksion do filloi nga komuna e Istogut, ku do angazhohen edhe inspektorët komunal, ndërsa që do të shtrihet në të gjitha komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Pejë, Deçan, Junik dhe Klinë.

Kjo ndërmarrësi nga ana e KRU ‘Hidrodrini’, vie me qëllim të mbrojtjes dhe furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët.

KRU ‘Hidrodrini’ mbetet i përkushtuar në zotimin për furnizim 24 orësh me ujë.

Të ngjashme