Bajrami priti kryesuesen e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Fortuna-Shaqiri Haxhikadrija

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim kryesuesen e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Fortuna Shaqiri Haxhikadrija, me të cilën ka diskutuar për aktivitetet e Qeverisë Hoti për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për fushën e ndihmës shtetërore si segment i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Ministrja Bajrami e njoftoi znj. Shaqiri Haxhikadrija për angazhimin e stafit të Departamentit të Ndihmës Shtetërore, që është në kuadër të Ministrisë së Financave, dhe për rëndësinë që ka ky Departament në ofrimin e ekspertizës profesionale për Qeverinë e Kosovës rreth zbatimit të politikave që synojnë fuqizimin e bizneseve kosovare.

Ndërsa, kryesuesja e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Fortuna Shaqiri Haxhikadrija shprehi gatishmërinë e Komisionit, për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave për funksionimin sa më të mirë të strukturave për ndihmë shtetërore në vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme