1.3 milion euro për Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, synohet tërheqja e investitorëve

Lumadh | 29 Mar 2019 | 13:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahrin, kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve në Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Shala tha se ky është investim 1.3 milionësh ndërsa përmendi se arsyeja pse MTI-ja po investon është tërheqja e bizneseve në Kosovë.

“Një investim i MTI-së prej 1.3 milionë euro. Zonë ekonomike që besojmë ose arsyeja pse MTI-ja po investon është mënyra më e mirë me tërheqë biznese në Kosovë, në këtë rast në Vushtrri. MTI-ja dëshiron të tregoj se në të gjitha komunat e Kosovës jemi duke investuar për të zhvilluar ekonominë e vendit”, tha Shala.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky është investimi më i madh në Vushtrri.

“Sot është lajm i gëzueshëm për Vushtrrinë sepse po ndodhë investimi më i madh në vitet e fundit. Zona Ekonomike ka qenë një prej premtimeve tona kryesore dhe sot me një bashkëpunim të MTI-së dhe KIESA-s, ne kemi filluar punën në zonën ekonomike. Do investohen 1.3 milionë euro. Jemi zotuar që do mundohemi të tërheqim biznese që vijnë edhe nga diaspora që të krijojmë më shumë hapësirë dhe mbështetje për sektorin privat dhe të kemi zhvillim ekonomik”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

Të ngjashme