1 mijë punëtorë të “Ferronikelit” që tetë muaj pa punë, Bordi kërkon subvencionim nga shteti

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 12:25 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjendja e rëndë në ndërmarrjen “Ferronikeli” dhe mossubvencionimi nga shteti do ta detyrojë menaxhmentin e kësaj kompanie që më shumë se 1 mijë punëtorë t’i lërë pa punë. Kështu u tha në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku raportuan drejtuesit e kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.

Menaxhmendti i “Ferronikelit” po kërkon që të marrin 30 deri 40 për qind të gjenerimit të energjisë njësoj si bizneset e tjera pa tarifa.

Genci Beribashi drejtor i “NewCo Feronikeli” tha se që nga viti 2018 në këtë kompani janë investuar mbi 50 milionë euro. Ai shtoi se kjo lidhet me shtimin e numrit të punëtorëve.

“Ne jemi të ndaluar që nga data 8 tetor 2021. Çdo kompanie tjetër ne Kosovë i është subvencionuar tarifa e energjisë elektrike. Ne nuk marrim as një kilovat energji nga subvencionimet vendore. Kosova ka kapacitete të prodhimit të energjisë. Kosova është vendi i dytë me tarifat me energji elektrike më të ulët në Evropë. Në tetor u vu re fakti që çmimet u pesëfishuan. Kjo e bëri të papërballueshme për ne vijën e operimit”, tha ai.

“Ne kemi të gjitha lejet e nevojshme të parashikuara me ligj për të kryer aktivitetin tonë mineral dhe kjo nuk na lejon për shkak të disa banorëve që e ndalojnë në katër vitet e fundit operimin tonë. Prodhimi i “Ferronikelit” bazohet në 80 për qind të lëndës së parë të prodhimit”.

“Ne kemi të gjitha lejet e nevojshme të parashikuara me ligj për të kryer aktivitetin tonë mineral dhe kjo nuk na lejon për shkak të disa banorëve që e ndalojnë në katër vitet e fundit operimin tonë. Prodhimi i “Ferronikelit” bazohet në 80 për qind të lëndës së parë të prodhimit. Pse Kosova një vend kaq i vogël të ketë dyfish taksa në krahasim me vendet e Evropës, dhe trefish me atë të Shqipërisë. Kjo është pyetja që e kemi bërë vazhdimisht. Ne kemi propozuar te marrim 30 deri 40 për qind të gjenerimit të energjisë njësoj si bizneset e tjera pa tarifa”, tha tutje ai.

Kryetari i Bordit të kompanisë “New Co Feronikeli”, Steven Grunerud, tha se kanë kërkuar subvencionim por që deri tash kjo nuk ka ndodhur. Ai tha 550 punëtorë direkt dhe 1000 indirekt synojnë që t’i kthejnë në punë.

“Kemi kërkuar ministrisë dhe ZRrE-së subvencionim. Dhe pas gjashtë muajsh ende nuk kemi marr përgjigje. Nuk bënë që kjo të ndodh. Ne besojmë se ka të ardhme për “Feronikelin” edhe pse jemi në një kohë të vështirë. Jemi këtu për të kërkuar nga komisioni të merr rolin udhëheqës dhe të mundohet të na ndihmojë të zgjidhim këtë çështje. 550 punëtorë direkt dhe 1000 indirekt t’i kthejnë në punë”

“Ne po mundohemi që të punësojmë inxhinier që të punojnë në Kosovë dhe të mos ikin në vende të tjera mirëpo prapë nuk kemi marr përgjigje. Ne nuk kemi pritur ndonjë mbështetje gjatë kësaj periudhe mirëpo kemi prit në mars apo prill të dalin me ndonjë zgjidhje. Është e qartë që ne po mundohemi t’i ndihmojmë ekonomisë dhe njerëzve në Kosovë që të zgjerohem dhe të rriten”, tha ai.

E kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala pyeti nëse mund të bëhet një investim një park energjetik për nevojat e “Ferronikelit” dhe të pushtetit lokal.

“A do të mund ta kishim një park energjetik për nevojat e “Ferronikelit” dhe të pushtetit lokal.. Apo një pjesë e zonave dierrinë në Çikatovë. A keni menduar që ta kemi një investim të dytë. Në një aspekt i kishim ndihmuar institucionet dhe këtu do gjenim një gjuhë të përbashkët në shtyrjen e projekteve apo edhe në marrjen e licencave”, pyeti Shala.

Ndërsa Krytari i Bordit Steven Grunerud tha se “Ferronikeli” kërkon një energji stabile ndërsa forma e energjisë me erë dhe me diell nuk janë forma stabile dhe duhet investime shumë të mëdha mirëpo nuk janë të sigurta.

““Ferronikeli” kërkon një energji stabile ndërsa forma e energjisë me erë dhe me diell nuk janë forma stabile dhe duhet investime shumë të mëdha mirëpo nuk janë të sigurta. Si grup po shikojmë për investime të gjenerushme mirëpo nuk është një përgjigje afatshkurtre”, tha ai.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila kërkoi të dijë për shumën që ka përfituar kjo kompani nga shtetit.

“Sa është shuma që kompania juaj ka përfituar nga Qeveria e Kosovës si rrjedhojë e ligjit të rimëkëmbjes? Prej vitit 2018 deri 2020 sa ka qenë qarkullumi vjetor. Cfarë kontrata keni pasur të rrymës në tregun e liberalizuar? A je i ulur me furnitor dhe a keni fokus si mund të ndikoj rritja e energjisë elektrike. Në këto rrethana na tregoni cilat kanë qrnë planet deri në vitin 2021? Ju përmendet që keni 50 milionë investime. Në takimin e fundit me sindikatat kanë thënë që furrat janë të vjetruara dhe harxhojnë shumë energji elektrike”, tha Kusari-Lila.

Duke iu përgjigjur deputetes së VV-së, Genci Beribashi, tha se shuma që ka përfituar kjo kompani nga shteti është 180 euro për secilin punonjës. Ai kritikoi mënyrën e subvencionimit të kompanive, duke thënë se të njëjtën e kanë marrë edhe ato biznese që nuk e kanë ndalë operimin.

“Ne jemi transparent dhe jemi në gjendje në një kohë të shkurtë të ua sjellim të gjitha investimet. Është bërë mirë qe nuk janë liberalizuar bizneset e tjera sepse do të ishte e papërballueshme. “Ferronikeli” ka produkte të destinuara për eksport. Ne përfaqësojmë 0.5 per qind të prodhimit. Çmimi i shitjes për ne është i mirë përcaktuar. Në kohën kur kemi shkuar në pandemi nuk erdhi kush të interesohet për “Ferronikelin”. Në atë kohë u dashtë të ndalim për dy muaj prodhimin pa asnjë lloj impakti. Ka qenë një pako që ka qenë 180 euro për punonjësit. E njëjta ju subvencionua çdo lloj biznesi. Edhe ato biznese që nuk kanë pasur asnjë moment ndalesë të operimit iu është paguar e njëjta”.

“Që nga momenti i privatizimit 100 për qind të punonjësve janë të deklaruar.  Për rentat minerare ka pasur çmimi është i lidhur direkt me bursat ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur që kemi një furrë 100 për qind të re elektrike. Dhe furra e dytë është 70 për qind e implementuar pasi që nuk po punojmë. Çmimi që kemi paguar ka qenë me bursë ndërkombëtare”.

Të ngjashme