1 milion euro grant për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 10:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini kanë nënshkruar marrëveshjen për grant mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky është një grant prej 1 milion euro dhe janë para pa kthim të cilat vijnë nga taksapaguesit evropianë.

“Jam i lumtur që këtë vit marrëveshja e parë financiare po e nënshkruajmë me një institucion kredibil e të rëndësishëm për bashkëpunim dhe zhvillimin ekomomik për Kosovën si Banka për Investime Evropiane. Marrëveshja është në 1 milion euro është grant kontribut financim pa kthim para falas për Kosovën dhe dua të falënderoj Bankën Evropiane për Investime dhe taksapaguesit evropian që me taksa tyre po kontribuojnë në ekonominë e Kosovës”, tha ai.

“Marrëveshja ka të bëj me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin e rrugës Prishtinë-Pejë konstruksioni financiar për këtë projekt i siguruar”, tha Hamza.

Ai tha se këtë vit presin që të startoj ekzekutimi i projektit që janë rezultat i partneritetit me bankën.

“Jemi në fazë të avancuar të negocimit për marrëveshje të reja me këtë bankë dhe partnerë tjerë për projekte të tjera për trajtimin e ujërave të zeza dy projekte të mëdha në proces janë Gjilani, Mitrovica dhe po bisedojmë për financim në shëndetësi për pajisje të spitaleve me pajisjet më moderne“, tha ai, raporton EO.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se shpejtë pritet të shpallet tenderi për ndërtim dhe do të jenë të vëmendshëm që të kryhen më kohë këto procedura dhe pret që në fillim të majit të filloi puna në terren.

“Po e nisim vitin mbarë me donacion 1 milionë euro duke i falënderuar bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy ministrive dhe bankës që i jemi mirënjohës, ajo që na mbetët neve është që ne të jemi të saktë në kohë të i implementojmë projektet që janë të rëndësishme për Infrastrukturën”, tha Lekaj.

Lekaj tha se pret që brenda 30 muajve të përfundoj ky projekt.

Udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini tha se ky grant ka për qellim të bëj projekte cilësore dhe me standarde evropiane.

“Ky grant prej 1 milionësh është i rëndësishëm për 3, arsye e para sepse është donacion nga banka e BE-së dhe ka për qëllim të siguroj se ky implementim do bëhet në standardet më të mirë evropiane dhe ky projekt financohet nga kjo bankë që mundëson projektet e infrastrukturës që vendet e ndryshme të i përballojnë problemet klimatike e të tjerat dhe arsyeja e fundit ky fonacion vjen mbi disa financime që vijnë në këtë projekt dhe dua të i përmend që janë në kuadër të kornizës së investimeve janë përcaktuar 3.2 milionë një grant tjetër dhe vitin e kaluar banka ka nënshkruar 80 milionë që shkon në dobi të këtij projekti”, tha ai.

Të ngjashme