100 eurot e pamjaftueshme, qytetarët i kërkojnë edhe mjetet e Trustit

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 14:52 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

100 euro të shpërndara gjatë së enjtes për punëtorët e sektorit privat, po dalin të jenë të pamjaftueshme për këtë kategori. Por krahas kësaj, ata thonë se ndihmë të madhe do t’u jepte edhe votimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Valon Selimi qytetar nga Prishtina, tha për Ekonomia Online se 100 eurot po i lë për rast nevoje. Ai ka argumentuar kërkesën për tërheqje të mjeteve nga Trusti me luftën në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve.

“Dje kanë dalë 100 euro, ende nuk i kam marr. Po i lejmë për ndonjë rast nevojë. Mendoj që pak diçka kanë me na ndihmuar por më mirë pak se hiq. Edhe të trustit me i pas nda na kishin mjaftuar. Pasi qe 2 vite pandemia na ka lodhur, mandej edhe lufta në Ukrainë kështu që edhe të Trustit kish qen mirë”, tha ai.

Kurse Xhemajl Jashari thotë se nuk ka marr 100 euro fare pasi sipas tij ai ka aplikuar për statusin e pensionistit dhe nuk është duke punuar, teksa këtë vendim e ka konsideruar një propagandë që sipas tij njerëzit po e kalojnë kohën.

“Nuk i kam marr sepse nuk jam duke punuar, mirëpo jam duke pritur për t’u pensionuar dhe besoj që më takojnë. Kjo është më shumë propagandë, njerëzit nuk flasin sot për diçka tjetër pos për 100 euro dhe iu shkon koha duke pyetur, “a i ke marr, s’i ke marr”, ka thënë ai.

E Besa Curri e punon si shërbyese civile në Qeverinë e Kosovës, tha se këto mjete i ka marrë në fund të muajit të kaluar, por që thotë se nuk ka qenë ndonjë ndihmesë e madhe.  

“Jam shërbyese civile dhe i kemi marr 100 euro muajin e kaluar. Nuk është se i kemi dedikuar për diçka të veçantë, është ndihmesë por edhe nuk është diçka aq e madhe”.

No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme