104 milionë euro interes në emër të borxhit publik

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kosova është zhytur në borxhe për financimin e projekteve infrastrukturore. Prej vitit 2009 deri më tani Kosova ka paguar interes prej 104 milionë eurosh në emër të borxhit publik. Të paktën kështu tregojnë të dhënat nga Ministria e Financave (MF).

Por, me këtë shumë të akumuluar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se Kosova nuk e rrezikon stabilitetin financiar.
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se nuk rrezikohet stabiliteti financiar.

“Ne nuk jemi as afër për të rrezikuar stabilitetin makrofiskal as të zhvillimit ekonomik. Jemi te një borxh që është rreth 700 milionë euro e që nuk është hiç i lartë, i bie përmbi 10 për qind të BPV-së. Këtë futjen në borxh për të financuar projekte të mëdha kapitale e shfrytëzojnë të gjitha vendet kur janë kushtet e kredisë të favorshme. Ne i kemi shfrytëzuar kreditë e buta, ndihmat. Nuk jemi në rrezik nëse shfrytëzohen racionale, duhet të kemi kujdes eventualisht kur ndodhin procedura në kohën e kushtëzimeve të korrupsionit”, është shprehur Shatri.

Kundërshtime për këto deklarata kanë shprehur përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Ali Lajqi, ka thënë se borxhi është i rrezikshëm pasi kapacitetet janë të limituara për plane buxhetore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme