2.7 miliardë euro depozita

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 09:11 | Nga

Deri në fund të muajit qershor të vitit që lamë pas depozitat e qytetareve nëpër bankat komerciale në Kosovë kanë arritur në 2 miliardë e 690 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 4.6 për qind.

Depozitat e qytetarëve të Kosovës nëpër bankat komerciale në vend deri në fund të muajit qershor të këtij viti kanë arritur në 2 miliardë e 690 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 4.6 për qind. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se depozitat për të dytin vit me radhë shënuan ngadalësim të rritjes, shkruan Zëri.

“Depozitat e ekonomive familjare, të cilat janë burim më i qëndrueshëm i financimit në raport me kanalet tjera të financimit, vazhdojnë ta dominojnë strukturën e depozitave të sektorit bankar duke përfaqësuar 74.4 për qind të gjithsej depozitave. Vlera e depozitave të ekonomive familjare, në qershor 2016, shënoi rritje vjetore prej 5.2 për qind. Kategoria e dytë më e rëndësishme e depozitave, gjegjësisht depozitat e ndërmarrjeve, kishte një pjesëmarrje prej 20.8 për qind në gjithsej depozitat. Kjo kategori e depozitave pothuajse përgjysmoi ritmin e rritjes, duke shënuar rritje vjetore prej 3,7 për qind në qershor 2016”, thuhet në raportin e fundit të stabilitetit financiar të BQK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme