200 mijë euro iu dhanë kundërligjshëm një kompanie, debatojnë Murati e Haxhiu

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu pretendon se nga Thesari, së voni janë vjedhur 200 mijë euro.

Në Kuvendin e Kosovës, ai e ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, pse e ka mbajtur të fshehtë këtë vjedhje.

“Pse duhet me mbajt të fshehtë kur vjedhjen 200 mijë euro. Nga Thesari i Shtetit i janë paguar një kompanie në mënyrë të kundërligjshme këto para”.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar ministri Murati, edhe pse e ka pranuar se është bërë një pagesë e dyfishtë.

“Nuk është në Thesarin e Shtetit, as në Ministrinë e Financave, por në një organizatë tjetër buxhetore. Të gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit. Rasti është në prokurori, dhe prokuroria i merr masat”.

Ai ka deklaruar se rreth këtij rasti nuk mund te jep më shumë detaje pasi që Prokuroria është duke i bërë hetimet, por ka marrë sërish reagimin e Haxhiut.

“Ju e konfirmuat se është bërë pagesë prej 200 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme. Po të mos e ngritja unë këtë çështje ju nuk do të tregonit”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Muratit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme