23 brende në Panairin e Automjeteve, ftohen investitorët e kësaj fushe të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë hapja zyrtare e Panairit të automjeteve “Prishtina International Autoshow”, ku prezente janë 23 brende.  

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në hapje të këtij panairi ka treguar se po shikojnë mundësitë që të heqin Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për veturat elektrike, me qëllim ruajtjen e mjedisit, raporton Ekonomia Online.

“Ky sektor vazhdon të jetë i rëndësishëm për vendin sa i përket është ndër punëdhënësit kryesorë, ajo çfarë duhet te fokusohemi është e ardhmja në makinat elektrike dhe për këtë do ta heqim TVSH-në  sa i përket makinave elektrike, sepse këtu ka benefite të shumta.  Jemi duke punuar që të bëjmë edhe mbushës të tjerë në tërë Kosovën dhe shpresojmë që do ta bëjmë më të qasshme infrastrukturën”, ka thënë Lluka.

Ndërsa, ministri i Tregtisë, Endrit Shala siguroi për përkrahje, dhe ftoi të gjithë blerësit që kanë kontakte me kompanitë e veturave që t’i ftojnë për të investime në Kosovë.

“Është nderë të jem në këtë panair, dua të ju siguroj në përkushtimin e Ministrisë për krijimin e kushteve sa me te mira për juve, por gjithashtu edhe s duke kërkuar nga ju partneritet  me Qeverinë e Kosovës, çdo kontakt që e keni me kompanitë e mëdha le ta konsiderojmë mundësin qe të  ftojmë të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të reja (SHIAR) Bujar Hoxha tha se panairi i këtij lloji do të mbahet edhe vitet në vazhdim, raporton EO.

“Është një ngjarje e madhe dhe që do ta vazhdojmë edhe vitet e ardhshme ne jemi kompani që kontribuojmë në buxhet dhe ne vende punë qe është shumë e rëndësishme”, tha ai.

 Kujtojmë se të pranishëm në këtë panair kanë qenë  brendet: Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia , Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat, Toyota dhe Volkswagen.

Krahas automjeteve që kishin zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2,  prezente ishin edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete.

Panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow” do të jetë i hapur deri të dielën.

Të ngjashme