25 milionë euro kredi i aprovohen MF-së për ujësjellësin në Moravën e Binçës

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 12:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar një marrëveshje financiarë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore për menaxhimin e ujit të pijes në pellgun e Moravës së Binçës prej 25 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje u votua pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projekt është në kohëzgjatje prej 30 vjetësh.

“Me qëllim të forcimit të themeleve kombëtare për menaxhimin e sigurisë së ujit, dhe përmirësimin e sigurimit të ujit në pellgun e Moravës së Binçës, ne si Ministri keni negociuar dhe kemi arritur dakordom me ANZh-në, si anëtare e Bankës Botërore, për marrëveshjen financiare ndërkombëtare në vlere totale të kredisë prej 25.1 milionë euro, me kohëzgjatje prej 30 vjetësh maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë”, tha Murati.

Deputeti i AAK-së Pal lekaj, tha se e përkrah këtë projekt, por që kërkoi informata se kur do të fillojë implementimi.

“E shoh projekt të domosdoshëm të asaj ane dhe duhet të mbështetet, dhe ne do të mbështesim çdo projekt që shkon në të mirë, ne e përkrahim. Pas ratifikimit të këtij projekti, sa do të shlojë deri në implementimin e këtij projekti. Pra kur është koha kur do të filloje implementimin”.

Ministri Murati tha se projekti do të ndahet në disa faza, raporton EO.

“Sipas planifikimit, ky projekt do të ndahet në disa faza, por faza do të përmbyllët në nëntor të vitit 2025, dhe meqenëse koha deri në ratifikimin e këtij projekti, ministritë e linjës dhe kompanitë e ujësjellësit janë duke punuar në këtë drejtim”, tha ai.

Të ngjashme