Stavileci: Stabiliteti energjetik, parakusht themelor për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 16:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga zv/ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore të ShBA-së, Mary Warlick, kanë vizituar Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Ministri Stavileci ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte që të shohin nga afër punën që po bëhet në këto stabilimente dhe për të parë nga afër sfidat me të cilat po përballen tash dhe në të ardhmen.

“Këtu bëhet një punë e madhe edhe përkundër sfidave të cilat ekzistojnë. Mirëpo ne si Qeveri duke ditur se kemi ardhur në një moment mjaft kritik për të ardhmen dhe stabilitetin në sektorin e energjisë i cili lidhet drejtpërdrejtë edhe me fushat e tjera të ekonomisë dhe me zhvillimin ekonomik, kemi vendosur që t’i bëjmë realitet disa prej projekteve të cilat kanë nisur edhe më herët”,

Ministri Stavileci ka theksuar se janë duke përgatitur Strategjinë e Energjisë 2016-2025 për të adresuar të gjitha problemet me të cilat përballet sektori i energjisë.

“Ne kemi vendosur që të bëjmë realitet disa prej projekteve. Zhvillimet e fundit në rrafshin regjional tregojnë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal në mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Parakushti themelor për një zhvillim ekonomik është furnizimi stabil me energji elektrike. Në asnjë shtet nuk mund të ketë ekonomi stabile pa pasur një sektor stabil të furnizimit me energji elektrike dhe ky është qëllimi jonë…”, ka thënë Stavileci.

Ministri Stavilieci ndër tjerash ka thënë se ministria që ai e drejton është në një proces të vazhdueshëm të implementimit të projektit Kosova e Re.

“Ne deri më tani kemi bërë hapa në drejtim të finalizimit të disa prej çështjeve kryesore të cila mundësojnë që të kalojmë në fazën e fundit, atë të ndërtimit të termoelektranës dhe besojmë që gjatë këtyre ditëve ne do të kemi zhvillime të reja në mënyre që të kalojmë në një fazë tjetër

Ndërsa, zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Ëarlick tha se do të ndërtohet Kosova C dhe to të hiqet nga përdorimi Kosova A. Gjithashtu ajo tha se do të bëhet edhe rehabilitimi i Kosovës B.

Pos kësaj ajo tha se USAID-i për Kosovën C do të investojë me 12 milionë euro dhe me 39 milionë euro nga Banka Botërore.

blerand stavileci

kosova B

Lexo më shumë:

Të ngjashme