30 për qind e mallrave që përpunohen në Portin e Durrësit kanë destinacion Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se 30% e mallrave që përpunohen në Durrës kanë për destinacion Kosovën.

Sipas tyre, investimet e dy qeverive synojnë ndërlidhjen e të gjitha akseve, portuale, rrugore dhe hekurudhore, për ta konsoliduar pozitën tonë në tregtinë rajonale, për të ulur kostot e transportit dhe impaktin mjedisor.

Njoftimi i plotë i Plotë i Autoritetit Portual të Durrësit:

Në vijim të vizitës së Ministrit të Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor të Kosovës, z. Liburn ALIU, zhvilluar një ditë më parë në Portin e Durrësit, patëm kënaqësinë të mikprisnim në një takim shumë frytdhënës ekipin e ekspertëve të dy Ministrive me fokus të veçantë logjistikën dhe transportin e mallrave mes dy vendeve, përfshirë proceset doganore dhe automatizimin e procedurave. Pothuasje 30% e mallrave që përpunohen sot në Durrës kanë për destinacion Kosovën. Investimet e dy qeverive synojnë ndërlidhjen e të gjithë akseve, portuale, rrugore dhe hekurudhore për ta konsoliduar pozitën tonë në tregtinë rajonale, për të ulur kostot e transportit dhe impaktin mjedisor./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme