43 punëtorë të KEK-ut të dyshuar me Coronavirus, s’do të ketë reduktime të rrymës

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:22 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) janë infektuar nëntë punëtor me Coronavirus, njëri prej tyre po trajtohet në QKUK derisa tetë të tjerë janë izoluar.

Nga kjo valë e infektimeve janë testuar edhe 43 punonjës të dyshuar se kanë pasur kontakt me kolegët që kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, rezultatet e të cilëve priten të dalin sot.

Lidhur me këtë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka intensifikuar masat mbrojtëse në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Drejtori i Zyrës për Korporatë Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli tha për Ekonomia Online se gjendja e tyre është stabile, derisa deklaroi se kjo valë e infektimeve ka ndikuar në ndryshimin e orarit nga tri në dy ndërrime.

Bucolli theksoi se nuk ka ngecje në energjinë elektrike pasi që stafi i prekur janë punonjës të mirëmbajtjes.

“KEK ka mbi 4 mijë punëtorë edhe pas lirimit të masave mbrojtëse është vërejtur një numë ri shtuar në disa ndrmarrje. Në kemi njoftuar të gjithë punëtorët disa herë me njoftime se ata duhet pavarësisht lirimit të masave të veprojnë koonform masave të IKShP-së.

“Ne sot kemi të konfirmuar 9 raste, kemi kontaktuar me gjitha rastet, dy prej tyre kanë shtim të simptomave derisa njëri prej tyre po qëndron në spital, kurse 8 prej tyre janë vetizoluar dhe gjendja e tyre është stabile”.

Bucolli potencoi se do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, hap ky që  sipas tij, do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës, raporton EO.

“Ne nuk kemi ndonjë ngecje në operim, stafi është më shumë i mirëmbajtjes, kemi marrë masa shtesë edhe në ndryshimin e orareve që nga tri ndërrime në dy ndërrime. Ne e kemi situatën se kemi nga gjithë trevat dhe gjatë transportit mund të ndodhin kontaktet me njëri–tjetrin. Nga sot do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë”.

“Bëjmë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, shtoi ai.

Të ngjashme