5.5 milionë euro donacion nga Zvicra për ngrohtoren e Gjakovës

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 15:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, ThomasKolly dhe kryetarine Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje nëprojektin  për Përmirësimin e Performancës sëNgrohtores sëre në Gjakovë, raporton Ekonomia Online

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrjetit të ngrohtores, përmirësimin e efikasitetit energjetik të shpërndarjes, gjithashtu do të bëjë ofrimin e shërbimit të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë për spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, si dhe përmes këtij projekti do të bëhet kyçja në rrjetin e ngrohjes për institucionet publike.

“Është një nga projektet mëtë rëndësishme në Kosovë i cili do të financohet nga qeveria zvicerane me5.5 milionësi dhenga komuna e Gjakovës me shumën 500 mijë euro, prandaj i jemi falënderues qeverisësë Zvicrës për këtë projekt si dhe për projekte të tjera të cilat janë në realizim e sipër”, tha ministri MEA-së, Blerim Kuçi.

Ndërsa nga ana e atij ambasadori i Zvicrës në Kosovë,ThomasKollyu shpreh se kyështë një projekti i madh, i rëndësisë së shumëfishtë që ka efekt pozitiv në reduktimin e emetimittë CO2  gjë që do të ndikojë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës duke përmirësuar kualitetin e ajrit.

“Është kënaqësi të jem këtu me ju, në eventin e parë si ambasador i Zvicrës në Kosovë. Është projekt shumë i mirë dhe është projekt shembull që duhet ndjekur në projektet tjera”, ka thënë ambasadori Kolly.

Ndërkaq kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha seNgrohtorja e re e Gjakovës me biomasëështë një ndër projektet më të mira që kanë ndodh në Kosovënë fushën energjisë, përmes të cilit do të kemi zgjerimin e rrjetit në veri  të qytetit si dhe zgjerimin e rrjetit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

Të ngjashme