500 të rinj do të kryejnë punë praktike 3 mujore me pagesë, përmes “K-GenU”

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar implementimi i projektit madhor ‘Kosovo Generation Unlimited’, i implementuar nga Rrjeti CSR Kosova, i cili do të krijojë mundësi kualitative për të adresuar dhe mbështetur nevojat e paplotësuara të të rinjve tanë – në fushën e edukimit jo-formal, zhvillimit të aftësive të tyre profesionale, dhe krijimin e mundësive të trajnimit në punë për 500 të rinjë Kosovarë, përmes punës praktike për 3 muaj, me pagesë, për secilin, në kompani me reputacion në Kosovë, organizata ndërkombëtare, sektor publik & OJQ të ndryshme.

Ky projekt madhor për aftësimin e të rinjve përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Po ashtu, kompanitë anëtare të Rrjetit do na mbështestin tutje me kontributin e tyre në fuqizimin e të rinjve, përgjatë implementimit të projektit “K-GenU, përkundër krizës globale të shëndetësisë, duke ndikuar kështu në përhapjen e përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve në Kosovë, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe funksionale!

Pasi që papunësia vazhdon të jetë dukuri prezentë në Kosovë, Rrjeti CSR Kosova, përmes projektit në fjalë, do t’u ofrojë adoleshentëve dhe të rinjve të interesuar, punësimin në formë të praktikës nëpër kompani të ndryshme dhe organizata të tjera, ku do ta kenë mundësinë t’i përmirësojnë tutje aftësitë e tyre profesionale në përputhje me tregun e punës, orientimin në karrierë & zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të buta.

Po ashtu, qindra adoleshentë kosovarë, përmes komponentës së mentorimit, në kuadër të këtij projekti, do ta kenë mundësinë të mentorohen & këshillohen nga profesionistë të ndryshëm nga sektori privat, shoqata të bursistëve & organizata të shoqërisë civile, ndër të tjerash. Këta profesionistë, në mënyrë vullnetare, do të kontribuojnë pozitivisht në rrugëtimin profesional të të rinjve, përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre shumëvjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme