52 mijë euro gjoba dhe 13 biznese të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 14:55 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme