Banka për Biznes punësoi 60 % të të diplomuarve nga programi “BPB Juniors”

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës është veçuar kontributi i Bankës për Biznes (BPB), e cila me programe si “BPB Juniors” ka ndihmuar në përgatitjen e studentëve për tregun e punës, raporton Ekonomia Online.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për nder të 50-vjetorit të themelimit ka organizuar një koktej rasti për të gjithë atë që kontribuuan në zhvillimin e këtij institucioni.

Banka për Biznes (BPB) është një nga bizneset që ka kontribuar dhe ndihmuar institucionet edukative, në veçanti Universitetin e Prishtinës.

Për këtë një falënderim Banka për Biznes mori nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dashamir Bërxulli.

“Falënderojmë ata që sonte bënë të mundur të kemi një festë të tillë, Bankën për Biznes. Një bankë shumë e mirë, e avancuar dhe progresive. Falënderoj përfaqësuesit  e tyre që janë sonte me ne. Jemi të nderuar që ju kemi këtu sonte”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Statovci, udhëheqës i Departamentit të Biznesit në BPB, tha se si bankë vazhdimisht kanë përkrahur institucionet edukativo-arsimore të niveleve të ndryshme, duke përfshirë edhe UP-në.

“Së pari uroj të gjithëve 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ne si Bankë vazhdimisht kemi përkrahur institucionet edukativo-arsimore të niveleve të ndryshme duke përfshirë këtu Universitetin e Prishtinës. Ne ndjejmë një krenari të veçantë për të arriturat për kontributin, cilësinë të cilën ka dhenë Universiteti i Prishtinës ndër breza”.

Statovci tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me UP edhe në të ardhmen.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi një bashkëpunim të ndërsjellë dhe reciprok me Universitetin e Prishtinës dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta përkrahim”, tha ai.

Statovci përmendi programin “BPB Juniors” që ka ndihmuar në përgatitjen e studentëve në kontekstin praktik dhe teorik.

“Në vitin 2017 ne kemi lansuar programin ‘BPB Juniors’, ku kemi zhvilluar kurikula adekuate me ide inovative për përgatitjen e studenteve në kontekstin praktik dhe teorik. Përveç këtij programi, ne përgatisim  studentët për tregun e punës ose për industrinë bankare”.

Statovci theksoi se 60 për qind e studentëve të diplomuar janë të punësuar në Bankën për Biznes, raporton EO.

“Për momentin në Bankën për Biznes janë duke vijuar gjenerata e tretë e ‘BPB Juniors’. Vlen të theksohet fakti se nga të gjithë të diplomuarit deri më tani 60 për qind prej studenteve janë të punësuar në Bankën për Biznes si dhe tjerët janë në institucione të tjera”.

“Ne si institucion kapitalin njerëzor e vlerësojmë si resursin njerëzor si resursin kryesor andaj vazhdimisht vazhdojmë sikurse stafi ekzistues ashtu edhe stafi i ri.  Ky është një kontribut që ne si Bankë e jepmi për studentët që të kenë akces në punësim dhe ti përgatisim ata për punësim në të ardhmen”, theksoi ai.

Ndërsa rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se kjo javë s’do ishte e suksesshme pa donatorët e sidomos pa Bankën për Biznes.

“Kjo javë  ka qenë një javë shumë e suksesshme kemi pas një arsye shumë të madhe t’i falënderojmë UP në ditëlindjen e 50. Kjo javë s’do ishte e suksesshme pa studentët pa stafin dhe pa donatorët që na kanë ndihmuar që kanë qenë afër nesh. Falënderoj Bankën Për Biznes dhe gjitha kompanitë që të na ndihmojnë”, u shpreh Dema.

Lexo më shumë:

Të ngjashme