60 shkolla bëhen me qendra kreative, rreth 1 000 nxënës trajnohen në fushën e teknologjisë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC sh.p.k., kanë organizuar konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj tha se projekti për krijimin e qendrave kreative në shkolla ka dhënë rezultate pozitive dhe se do të vazhdojnë të përkrahin projektet e tilla.

Ai ka bërë të ditur se 60 shkolla do të bëhen me qendra kreative dhe se rreth 1 000 nxënës do të trajnohen në fushën e teknologjisë.

“Një ndër qëllimet e Qeverisë dhe i Ministrisë së Ekonomisë është zhvillimi ekonomik i vendit përmes zhvillimit të teknologjisë. Ministria e Ekonominë si përgjegjëse për krijimin e politikave nacionale në këtë fushë po bëjmë përpjekje që të përkrahim zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit në vend”.

“Ky projekt është realizuar në rreth 60 shkolla përfituese dhe kanë dalë ide të shumta nga nxënësit. Nxënësit e shkollave bashkë me profesorët dhe trajnerët kanë treguar përkushtim duke ndjekë kurset çdo të shtune. Projektet e tyre që janë disa prezentë edhe sot tregon që këta nxënës tregojnë gatishmërinë të jenë konkurrent me bashkëmoshatarët e tyre në rajon”.

“Projekti ka përfunduar me rezultate pozitive dhe ne si ministri do të vazhdojmë të përkrahim projekte të tilla”, është shprehur ai.

Ndërsa themeluesi i PBC-së, Gazmend Semani është shprehur i befasuar me entuziazmin e nxënësve për të jetësuar këtë projekt.

“Kjo ngjarje mbledh në një vend të gjithë ata që kontribuuan në jetësimin e këtij projekti. Jam befasuar me vullnetin që kanë pasur pjesëmarrje dhe inkurajoj të vazhdojnë në rrugën e njëjtë me pasionin e njëjtë”.

Ai poashtu është shprehur falënderues për përkrahjen që projekti ka marrë nga ministria e Ekonomisë, raporton EO.

“Për ata që e shtuna ishte pikë dëshirë për tu aftësuar në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndërsa trajnuesit tanë mirëmbanin entuziazmin e nxënësve”.

“Nxënësit janë trajnuar në TIK. Dija është ndër gjërat e pakta që rritet kur ndahen me të tjerët. Kjo punë s’do të bëhej pa investimin e Ministrisë së Ekonomisë. Këtu kemi nxënës që në të ardhmen mund të bëhen drejtues të TIK-ut”.

Trajnuesja Rina Krasniqi ka thënë pjesë e trajnuesve kanë qenë 3 profesor doktor ku në këtë komunitet organizativ ishte edhe profesori, Blerim Rexha.

Ajo ka paraqitur disa nga projektet e përfunduar si rezultat i bashkëpunimit të trajnuesve me nxënësit e shkollave të vendit.

Të ngjashme