645 mijë kosovarë e shfrytëzuan aeroplanin për tre muaj

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 13:58 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e tretë (TM3 2017), me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e tretë të këtij vitit (TM3 2017), numri i fluturimeve ka qenë 2 384 ose 9.6% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2016).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është është rreth 645 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2016) është një rritje për 11.2%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme