72 mijë e 781 qytetarë kanë aplikuar për rimbursim të kuponëve fiskalë

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 11:49 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 3 Nëntor ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tre mujorit të tretë të 2017-ës.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00.

Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme