850 punëtorë të Postës së Kosovës kërkojnë që Shefqet Avdia të kthehet në pozitën e Kryeshefit

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

850 punëtorët e Postës së Kosovës kanë nënshkruar peticion përmes të cilit kërkojnë që urgjentisht Bordi i Ndërmarrjes të ndaloj iniciativat për ulje të pagave dhe të ekzekutoj vendimin për rikthim në vendin e punës të Kryeshefit Ekzekutiv Shefqet Avdia dhe Zyrtarit Kryesorë Financiar Behxhet Maliqi.


Gazeta Metro ka mësuar se 850 punëtorët e Postës së Kosovës kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar rikthimin në vendin e punës të Kryeshefit Ekzekutiv Shefqet Avdia si dhe Zyrtarit Kryesorë Financiar Behxhet Maliqit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që gjithashtu që urgjentisht Bordi i Ndërmarrjes të ndaloj iniciativat për ulje të pagave.

Kërkesa e punëtorëve bazohet në respektimin e gjendjes edhe ashtu të rënduar të punëtorëve si dhe Ligjshmërinë e vendimit të Inspektoriatit të punës, si dhe shmangien e dëmtimit të kompanisë me shpenzime për denime ndaj Ndërmarrjes dhe pagesa e pagave të dyfishta.

Sipas burimeve të Metro brenda Postës, ky peticion është inicuar nga punëtorët dhe është përkrahur nga Sindikata e punëtorëve.

Vlen të theksohet se Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës i meruar nga Qeveria Kurti, me 10 prill kishte shkarkuar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Shefqet Avdija, dhe sekretarin financiar të saj, Behxhet Maliqin.

Ndërsa, vet Avdija kishte thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Të ngjashme