88 milionë € për rrugën Kijevë-Zahaq, 17 milionë për hekurudhën Fushë Kosovë-Mitrovicë

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 11:22 | Nga Besjana Barjami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hekurudhat e Kosovës do të jenë përfituese të një granti prej 17 milionë eurosh. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për negocim të marrëveshjes për grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë Kosovës-Mitrovicë.

Shuma e garantit kap vlerën 17 milionë e 200 mijë euro.

Po në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro. Kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë-Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet e tjera.

Të ngjashme