96 milion euro investim në fushën e energjisë të ripërtritshme

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar se së shpejti në Kosovë do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme.

Ky investim sipas Shalës pritet të kap vlerën e 96 milion eurov.

Postimi i plotë:

Investimet e bizneseve franceze janë potencial i jashtëzakonshëm që i mirëpret Kosova. Së shpejti në Republikën e Kosovës do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme që do t’i investojë 96 milionë euro. Sot pata një bashkëbisedim shumë miqësor me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, që bashkë me të ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Aqua Energy”, që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë në fushën e energjisë alternative. Ky fakt më gëzoi shumë dhe shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të jemi në shërbim të investitorëve të huaj, duke ju krijuar lehtësira. Ambasadorin po ashtu e informova për ndryshimet e fundit që i kemi bërë në Ligjin për Investime Strategjike, e që kanë rritur interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën.E.SH

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme