Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se autostrada e Anamoravës do të bëhet brenda këtij mandati qeverisës.

Ai ka thënë se kjo autostradë do të ndërtohet sipas ligjeve në fuqi.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”.

“Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme