“Abi” paraqet kallëzim penal për rrënim të objektit, sqarohen për përleshjen me anëtarë të VV-së

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrënimi i disa objekteve në “Abi Çarshi”, në Prizren ka bërë që aktivistë të VV-së dhe kompanisë të përballen në lidhje me ndërtimin pa leje të këtij objekti, raporton Ekonomia Online.

Avokati i kompanisë, Taulant Hodaj tha se Udhëzimi Administrativ i nënshkruar nga MMPH-ia për legalizim të objekteve është publikuar në gazetën zyrtare mirëpo komuna është përgjigjur se nuk ka marrë njoftim, për çka kompania “Abi” është përballur me probleme të ndërtimit.

“U përfunduar kompleksi në qershor 2018 dhe 15 për qind është tejkalim i lejes së ndërtimit. Për këtë objekt që ka leje 15-20 prej saj ka tejkalim. Është objekti i vetëm që ka marrë leje asnjë tjetër në Prizren nuk ka. Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ligji thotë se çdo ndërtim i përfunduam duhet të trajtohej para datës së hyrjes në fuqi”.

“Udhëzimi administrativ është nënshkruar nga ministri në 2019 dhe ka hy në fuqi. Prej kësaj date e kemi mbledh dokumentacionin. Kemi aplikuar më 18.7, 2019, komuna e Prizrenit na ka lëshuar një kopje dhe thotë se nuk jemi të njoftuar se ka udhëzim administrativ ndërsa ai është publiku në gazetën zyrtare. Në përgjigjen e komunës thotë komuna e Prizrenit nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga MMPH për legalizim”.

Ai tha se tashmë kjo çështje është dërguar në Gjykatë dhe shtoi se legalizimi i “Abit” nuk ka lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të premten, por kjo është rregulluar me ligj.

“Këto i kemi dërguar në gjykatë dhe është duke u trajtuar. Kjo s’ka lidhje me dorëheqjen e kryeministrit sepse udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi dhe është publikuar në gazetën zyrtare. Jemi në procedurë të trajtimit në gjykatë për kompensim dhe është dërguar kallëzim penal ndaj personave që e kanë bë këtë”.

Kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Faton Hoxha tha se komuna e Prizrenit ka paraqitur problem për rrugën në të cilën gjendet ky objekt.

Ai tha se kjo rrugë nuk është shfrytëzuar për 15 vjet e që komuna ka thënë se për të ka pasur planifikime, raporton EO. 

“Komuna e Prizrenit na ka bombarduar me lajme se është një rrugë e planifikuar aty dhe për 15 vjet komuna nuk ka qenë të merret me atë rrugë. Të gjitha komunat e Kosovës arsyetohen në mungesë të stafit por ne kemi pengesë me lejen e lëshuar të ndërtimit”.

Kurse përleshjet e aktivistëve të VV, avokati Hodaj iu përgjigj se ajo ka qenë pronë private ku kanë hyrë ata.

“Është për keqardhje që i jepet konotacion politik. Atë ditë skam qenë aty por kur kanë hy në pronë private aktivistët dhe kur ka nisë bageri me prishë kanë duartrokit. Aty është krijuar një përleshje dhe çka kërkojnë aktivistë në pronë private”.

“Edhe sa i përket medieve të deklarua se janë kërcënuar nga punonjës të Abi, e quajti dezinformatë politike. Aty ka mllef të jashtëzakonshëm. Kanë kërkuar falje publike por asnjë zyrtar i Abit nuk është. Janë dezinformime politike”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), mban konferencë për medie për temat aktuale që prekin komunitetin biznesor

Gepostet von Ekonomia Online am Montag, 22. Juli 2019

Të ngjashme