ABK: Serbia deri në fund të vitit do të humbë mbi 60 milionë € prej taksës 100%

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 13:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 21 milionë euro ka humbur Serbia që nga vendosja e taksës prej 100% nga Kosova për produktet që vijnë nga ky shtet, kurse deri më 31 dhjetor humbjet pritet të mbërrijnë në 63 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha se si rezultat kësaj takse Serbia ka humbur mbi 21 milionë dhe 39 mijë e 600 tonë produkte të dedikuara për Kosovën, nuk kanë hyrë nga ku shtet.

Sipas tij, më shumë se 2,800 punëtor rrezikojnë të shkojnë në pushim papagesë dhe se 31 milionë euro mallra të Serbisë kanë mbet në depot e bizneseve të Kosovës.

“AKB ka mbështet taksen 100% duke qenë të bindur se kjo do të ndikojë pozitivisht në prodhimin vendor dhe negativisht ne ekonominë e dy vendeve qe kanë bllokuar Kosovën”.

“Kosova ka pasur të vetmen zgjidhje këtë të prek ne palcën e këtyre vendeve. Mbi 300 biznese në Serbi janë përfshirë në një hulumtim të cilin e ka mbështet AKB”.

“Taksa 100% nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor ka humbje të mëdha dhe janë kryesisht në eksportin e Kosovës, në transport dhe produkte të ndryshme. Si rezultat i këtij hulumtimi Serbia ka humb mi 21 milionë euro dhe 39 mijë e 600 tonë produkte të dedikuara për Kosovën”.

“Më shumë se 2,800 punëtor rrezikojnë të shkojnë në pushim papagesë. 31 milionë euro mallra të Serbisë kanë mbet në depot e bizneseve të Kosovës. 24 milionë euro ka mallra Kosova në Serbi që s’po mund t’i tërheq. Deri më 31 dhjetor pritet të jenë mbi 63 milionë euro humbje”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme