Abrashi merr vendim, s’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme