Abrashi: S’do të ketë më vërshime të bizneseve në rrugën Nacionale Prishtinë-QMI

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se problemet më vërshimet në rrugën Prishtinë-QMI, do të marrin fund.

Abrashi ka thënë se inxhinieret e Ministrisë së bashku  me kompaninë projektuese do të dalin në terren për ta bërë zgjidhjen afatgjate të problemit të vërshimeve në këtë rrugë.

“Nuk do të ketë më vërshime të bizneseve në rrugën Nacionale Prishtinë-QMI.

Inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës së bashku me kompaninë projektuese do të dalin në terren për ta bërë zgjidhjen afatgjate të problemit të vërshimeve në këtë rrugë.

Nuk do të ketë më neglizhencë dhe as zvarritje në tejkalimin e këtij problemi të vjetër”, ka shkruar Abrashi.

Të ngjashme