Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord të ri, e konfirmon Driton Hyseni

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online
Share Button Gazeta Blic

Aeroporti “Adem Jashari ka thyer një rekord të ri.

Vetëm gjatë muajit gusht, në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar mbi 300 mijë udhëtarë, ndërsa janë realizuar 2,212 fluturime.

Kështu ka njoftuar Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni I cili ka thënë se në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16% e në udhëtarë 10%.

“Shifra prej mbi 300 mijë udhëtarëve paraqet rekordin e aeroportit sa i takon numrit të udhëtarëve të shërbyer në interval kohor brenda një muaji kalendarik, gjithashtu numri prej më shumë se 2 mijë e dyqind fluturimesh është numri më i madh i fluturimeve të realizuara ndonjëherë për një muaj.
Faleminderit shfrytëzuesve të aeroportit, u jemi mirënjohës për besimin në shërbimet tona”, ka shkruar ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157346438823213&id=813523212

Të ngjashme