Aeroporti në pritje të vendimit të Qeverisë për fillimin e punës, janë ndërmarrë të gjitha masat

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, në një konferencë për medie ka dhënë një sqarim të detajuar sa i përket organizimit dhe masave që kanë ndërmarrë për sigurinë e udhëtarëve, në rast të fillimit të punës, raporton Ekonomia Online.

Gara tha se prioriteti i tyre është siguria e udhëtarëve. Ajo tha se janë përgatitur sipas udhëzimeve të institucioneve sa i përket fluturimeve.

Sipas saj, janë në pritje të dritës së gjelbër për fillimin e operimeve, duke shtuar se janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë.

“Deri më tani kemi pasur 700 mijë udhëtarë, ku ju është pamundësuar të kryejnë fluturimet e tyre. Nga virusi të gjitha industritë kanë pasur ndikim negativ në operime dhe rënie të fluturimeve”.

“Për shkak të vendimeve të fundit të qeverisë për ndalimin e fluturimeve me udhëtarë kemi pasur shumë pak fluturime gjatë kësaj kohe”.

Gara theksoi se presin nga Qeveria të marri  një vendim për fluturimet me udhëtarë. Ajo përmendi edhe kompanitë  që kanë shprehur interesimin për fillimin e fluturimeve.

“Të gjitha këto fluturime kanë shprehur interesim për fluturim gjatë muajit korrik”.

Gara foli edhe për masat që kanë ndërmarrë për dezinfektimin e Aeroportit, raporton Ekonomia Online.

“Masat që i kemi ndërmarrë sa i përket dezinfektimit të Aeroportit në bazë të rregullave kemi vënë edhe masat për aeroport që vetëm udhëtarët të cilët udhëtojnë hyjnë në terminal”.

“Secili udhëtarë në nisje do t’i matet temperatura dhe distancën 1.5 metër. Hapësirat pritëse pas kontrolle së  pasaportave kemi ulëse larg njëra tjetrës. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska dhe pajisjet për dezinfektimet e tyre dhe bagazhet e tyre”.

“Ata që presin dikë duhet të presin jashtë terminalit të Aeroportit. Në bashkëpunim me kompanitë ajrore udhëtarët duhet të paraqesin rezervimin e biletave në mënyrë  që të identifikohen që janë  udhëtarë”.

Kosova ka regjistruar rastet e para me Coronavirus më 13 mars dhe menjëherë ka vendosur masa izolimi, përfshirë mbylljen e kufijve, të shkollave dhe të gastronomisë.

Lehtësimi i masave ka nisur të bëhet gradualisht qysh më 4 maj. Në Kosovë, gjithsej 1 263 raste janë konfirmuar meCoronavirus. Prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.

Të ngjashme