Afro 3.700 aplikime për 93 vende pune në KEK

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 08:10 | Nga

Afro 3.700 persona kanë aplikuar për punësim në konkursin e shpallur nga Korporata Energjetike e Kosovës për 93 vende të lira, shkruan sot Koha Ditore. Ky konkurs ishte hapur vetëm për banorët e zonës së prekur nga mihja sipërfaqësore Hade dhe Shipitullë, si “shpërblim” nga Qeveria Haradinaj për marrëveshjen e arritur për shpronësim.

“Banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë u lejohen përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë të zonës së veçantë së paku pesë vjet, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së 15 shtatorit të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme