Agjencia e Metrologjisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë.

Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë kanë kryer verifikimin e jashtëzakonshëm të mjeteve matëse, ku është bërë kontrolli ligjor.

Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit, që sipas tij, është prioritet i ministrit Vesel Krasniqi.

Fejza tha se verifikimet të tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme, që të mbrohet konsumatori nga mashtrimet e mundshme.

Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës bëjnë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet ligji për Metrologji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme