Agjencia për Menaxhim të Emergjencave nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë Japoneze JICA

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nënshkruarmarrëveshjebashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit (JICA) tëJaponisë.

Me këtë marrëveshje do të bëhet implementimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të Zjarreve Malore– (NFFIS) dhe Zvogëlimit të Rrezikut nga rrëshqitjet me metoda ekologjike ECO-DRR. Ky projekt do tëimplementohet në periudhën 5 vjeçare, ku JICA do të financojë dhe ndihmojë me ekspert në realizimin e kësaj marrëveshje.

Nëceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë: z. JiroTakeichi, Përfaqësues Kryesor i JICA Balkan Office, z. MitsunoriOgasawara, Ushtrues Detyre i Ambasadorittë Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra me këtë rast  falënderoi shtetin japonez për vullnetin dhe besimin e shprehur në mbështetje të Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent dhe shprehi gatishmërinëpër bashkëpunim me qëllim të arritjes së rezultateve të përbashkëta.

Të ngjashme